Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Badoc për arsye të punimeve nga ana e KEDS, Kishnica, Sushica, Badoci dhe fshatrat Janjeva e Gushterica si zonë e Lipjanit do të mbesin pa furnizim me ujë.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, ku shtoi se ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë deri në ora 16:00, transmeton klankosova.tv.
Në njoftim bëhet e ditut se edhe ITU Shkabaj është duke trajtuar ujë me kapacitet minimal për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit si shkak i punimeve në kanal.
“Aktualisht rezervuarët janë të mbushur, por mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në Mati 1, Bregu i Diellit, Graçanica dhe Hajvalia që ndërlidhen me mungesën e energjisë elektrike në Badoc, me ç’rast atje jemi duke trajtuar ujë me gjeneratorë. Po ashtu për shkak të punimeve në kanalin e Ibër Lepencit, Drenasi aktualisht nuk është duke trajtuar ujë për pije”, tutje bëhet e ditur në njoftim.



Të tjera
Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë