Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se përmes një vendimi të misionit të KFOR-it, hapësira mbi infrastrukturën kritike të KEK-ut është shpalllur si zonë e ndaluar për fluturime. Kjo, siç njofton KEK-un ka hyrë në fuqi nga data 1 shtator e këtij viti, shkruan Express.
Vendimi i kushton theks të veçantë sistemeve ajrore pa pilot.
“ Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj infrastrukture, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së saj. Në këtë drejtim, KEK ka pranuar sot vendimin zyrtar të KFOR-it, me Ref. Nr. BKPR:0736/25, përmes të cilit zona operacionale e KEK-ut është shpallur Zonë e Ndaluar për Fluturime (“No Flight Zone”), me theks të veçantë në sistemet ajrore pa pilot (dronë). Ky vendim ka hyrë në fuqi më datë 01.09.2025”, njofton KEK-u.
“Ky hap përfaqëson një dëshmi të qartë të angazhimit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të mbështetur sistemin e sigurisë së infrastrukturës energjetike të Kosovës, si një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KEK-ut.
Të tjera
Pas Arbër Zenelit, Agim Ademi i shkon në konak edhe Bersant Celinës
Një javë nga pezullimi i fillimit të dialogut strategjik, ish-diplomatët këshilla Kosovës që të mos i largohet SHBA’së
Rikthehen në detyrë policët që u raportua se u suspenduan për shkak se ishin tallur me Dimal Bashën