Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Francesco Errico, ka ndarë medalje për kontingjentet italiane, kroate dhe ata të Maqedonisë së Veriut në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.
Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook të misionit të NATO-së në Kosovë.
“Gjatë ceremonisë, Kolonel Errico shprehu mirënjohjen e tij për personelin e dekoruar për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në misionin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, theksohet mes tjerash në njoftim, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Shenjat se ai ju do vërtet