Ushtarët e aviacionit të SHBA-së, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), kanë zhvilluar së fundmi trajnim me “Bambi Bucket”, një pajisje që përdoret për shuarjen e zjarreve nga ajri, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit nga KFOR-i, ky trajnim u zhvillua për të mbajtur ekuipazhet ajrore të përgatitura në rast se nevojiten ndërhyrje ajrore për fikjen e zjarreve në rajon. “Këto përpjekje realizohen nga KFOR-i – brenda mundësive dhe kapaciteteve të tij – për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të përcaktuar nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“Forcat e KFOR-it punojnë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si pjesë e mekanizmit të sigurisë”, thuhet më tej në njoftim.



Të tjera
Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë
Ushqimet që nuk duhen konsumuar në darkë
Të ushqyerit sipas profesionit që keni