Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të angazhuar në KFOR, iu nënshtruan një stërvitjeje intensive të mbështetur nga trajnerët hungarezë, transmeton KosovaPost.
“Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në një ushtrim intensiv kundër CRC-së (Kontrolli i Gatishmërisë Luftarake) dhe zjarrfobisë, të mbështetur nga trajnerë hungarezë nga KTRBN (Batalioni i Rezervës Taktike për Kosovën)”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kjo po bëhet për të garantuar siguri e stabilitet në Kosovë.
“Qëndrueshmëria fizike, qëndrueshmëria mendore dhe puna ekipore janë kyçe për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, kanë shkruar ata në facebook.
Të tjera
Lookman pranë rikthimit në ekipin e Atalantës me një kusht të fundit
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord