KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjekësor në Kosovë

KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjekësor në Kosovë

KFOR ka njoftuar se ushtarë të aviacionit amerikan nga Komanda Rajonale Lindje, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, janë trajnuar së bashku me anëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) për procedurat e evakuimit mjekësor.

Sipas KFOR-it, trajnimi përfshiu nxjerrje me vinç, bartje me barela dhe operacione ngarkimi aktiv me helikopter Black Hawk, duke rritur njohuritë mbi procedurat mjekësore ajrore dhe duke forcuar koordinimin mes personelit.

KFOR thekson se aktivitete të tilla përmirësojnë ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë, duke kontribuar në misionin e tij për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR ripotencon se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.