Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka njoftuar se gjatë takimit të 351-të, ka emëruar administratorët në Gjykatën Komerciale, si dhe në Gjykatat Themelore në Ferizaj, Prizren dhe Pejë.
“Anëtarët e KGJK-së, bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, zgjodhën me shumicë votash këta administratorë: Kushtrim Gashi – Gjykata Komerciale; Ilir Cakaj – Gjykata Themelore në Prizren; Arben Haskaj – Gjykata Themelore në Pejë; Vjosa Hasani – Gjykata Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se mandati i administratorëve të emëruar është katër (4) vjeçar, me të drejtë të vazhdimi, dhe do të filloj nga data 5 shtator 2025.



Të tjera
Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi
Rama nderohet me medaljen më të lartë “Zayed” nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Krenari për Shqipërinë
KQZ vendos të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit