Në pritje të themelimit të institucioneve pas zgjedhjeve, partitë politike po vazhdojnë konsultimet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës – pozitë kjo që ka nxitur diskutime e përplasje në mes të partive opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se subjekti i saj nuk do të bëjë kompromise për kandidaturën e VV-së për këtë pozitë, duke e cilësuar si të papranueshme për ta.
“Ka parti të tjera politike që duken të gatshme të krijojnë një konsensus të tillë politik. Nuk kam parë ndonjë përafrim apo gatishmëri nga partia fituese që të bisedojë me ato parti politike, të cilat janë të gatshme për një konsensus të tillë,” tha ajo në një deklaratë publike.
Kica-Xhelili theksoi se kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë një figurë politike, por përfaqësues i denjë i të gjithë Kuvendit.
“Vetëvendosje duhet të kuptojë që kryekuvendari duhet të jetë përfaqësues i denjë i Kuvendit të Kosovës e jo përfaqësues politik. Dhe, mendoj se këta po e dëshmojnë në vazhdimësi edhe përmes përfaqësuesit teknik Dehari që nuk i kanë të qarta rolet në Kuvendin e Kosovës,” u shpreh ajo.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë