Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se dikur Kurti thoshte se qytetaret më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.
E sot Kica-Xhelili thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) po synon rritjes e radhës së çmimit të rrymës për konsumatorët.
“Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike.” Kështu fliste dikur VV. Një VV moralizuese që sot do të ishte oponenti i dhunshëm i vetvetes. Teksa nesër ZRrE “e mësyn” rritjen e radhës së fryrjes së faturave, Ministrja e Ekonomisë ankohet se arsya e shpenzimit të rrymës është prodhimi i drogës, e përfaqësuesi i emëruar nga Qeveria në ZRrE ua ofendon inteligjencën çdo ditë qytetarëve. E qytetarët? Mezi mbijetojnë”.
“Por ky nuk është halli i Qeverisë në detyrë. Varësisht si e kur “zgjohen në mëngjes”, para a pas zgjedhjeve, reflektimet e tyre ndryshojnë. Ju kujtohet në zgjedhje kryeministri? “Unë e kam ditë që jam i fortë, po s’e kom ditë që jam kaq i fortë”. I fortë paska qenë Martini, kryeministër. I dobëti qenke ti”, ka thënë ajo.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”