Kica-Xhelili: Presidentja duhet t’ia kërkojë Kurtit listën me 61 nënshkrime

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nëse presidentja Vjosa Osmani i beson LVV-së dhe Albin Kurtit për çështjen e mandatarit, atëherë duhet t’ia kërkojë publikisht listën me 61 nënshkrime të deptuetëve.

Ajo ka thënë se s’mund të ketë mandatim, derisa s’ka numra.

“Nëse Presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk kanë votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion.

Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e Kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve”, ka shkruar ajo.