Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e ka cilësuar si strategji të dobët formën e Lëvizjes Vetëvendosje për t’i cilësuar si shpifje skandalet kundër tyre.
Kica-Xhelili i ka përmendur disa nga skandalet e kësaj qeverie, duke e cilësuar si strategji të dobët idenë e tyre për të “mashtruar” qytetarët.
Sipas saj, është shumë e shpifur bindja e tyre se qytetari është “tabullarasë”.
“Çfarë strategjie e dobët! VV po tenton t’i bindë qytetarët që çkaaaado që zbulohet për ta tani e tutje, qenka shpifje. Dmth, nëse zihen duke vjedhur – qenka shpifje. Nëse zihen duke u koordinuar me Listen Serbe, qenka prap shpifje. Nëse zihen me tendera milionësh, praaaaap shpifje. E vetmja gjë e shpifur në këtë mes është bindja e tyre që qytetari është “tabullarasë”, thuhet në postimin e saj në Facebook.



Të tjera
Sinjalet që i jep trupi kur keni probleme me tiroiden
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, te0më dorëzimi i materialeve arkivore
Kurti prezanton programin qeverisës, premton investime në mbrojtje, në energji, në edukim dhe në mirëqenie