Analisti i sigurisë njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka reaguar ndaj heshtjes së Listës Serbe, parti kjo e afërt me Beogradin e regjimit të Aleksandër Vuçiq, pas plagosjes dhe rrëmbimit të serbit Milan Vukashinoviq ditë më parë në territorin e Kosovës, përcjell KosovaPost.
“Millan Vukashinoviq është plagosur rëndë para tetë ditësh në territorin e Kosovës dhe më pastaj është rrëmbyer për në Serbi, por as Lista Serbe dhe as organizatat joqeveritare serbe, sidomos ato qe financohen nga BE, nuk kanë reaguar ende për këtë akt kriminal dhe nuk kane guxim te kërkojnë hetim publik e transparent”, ka shkruar Musliu në ‘Facebook’.
Sipas tij, Lista Serbe, një subjekt politik që pretendon që përfaqëson interesat e serbëve lokalë në Kosovë hesht para një krimi kaq mizor ndaj një serbi të Kosovës.
“A i bie që kushdo qe nuk është në vijë me Listën Serbe, Millan Radoiçiqin apo me komandën politike të Vuqiçit bëhet ‘spiun’ brenda natës ? . Lista Serbe apo OJQ serbe s’kanë asgjë për të thënë për këtë?”, shkroi ai.



Të tjera
Serbia e emëron kryetar të një komune paralele në Kosovë kandidatin që hoqi dorë nga gara në Kllokot
IPK-ja rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë
Ushqimet që ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut