Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë të ditur se përdorimi i inteligjencës artificiale është prioritet për modernizimin e armatimit të vendit dhe rritjen e kapaciteteve me dronë. Ai ndoqi testet e dronëve pa pilot dhe kërkoi zgjerimin e prodhimit të tyre.
Koreja e Veriut po përparon edhe në raketat bërthamore dhe ka forcë ushtarake të madhe me mbi një milion trupa aktive dhe 7 milion rezervistë. Megjithatë, niveli i zhvillimit të AI-së mbetet i paqartë, ndërsa vendi bashkëpunon fshehurazi me Kinën dhe vende të tjera për këtë teknologji, raporton “AlJazeera”.
Kim po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën, ndërsa kritikon stërvitjet ushtarake ShBA-Koreja e Jugut si provokime. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Korenë e Veriut si një kërcënim për rajonin.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë