Jeta private e Kim Kardashian vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, sidomos pas divorcit të bujshëm nga reperi i njohur Kanye West.
Në një intervistë të fundit për podcast-in “Call Her Daddy”, 44-vjeçarja foli hapur për përjetimet e saj gjatë dhe pas ndarjes, duke pranuar se prania dhe veprimet e ish-bashkëshortit kanë ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet e saj të mëvonshme.
Kim, e cila ka katër fëmijë me Kanye, kujtoi një nga momentet më të vështira – videoklipin e reperit për këngën “Eazy” në vitin 2022, ku ai paraqitej duke rrëmbyer dhe varrosur të gjallë ish-partnerin e saj, komedianin Pete Davidson.
“Kjo më trishtoi shumë,” rrëfeu ajo. “Ishte vërtet e padrejtë ndaj tij dhe më erdhi shumë keq për të.”
Edhe pse e gjithë situata e mërziti, Kim tregoi se Pete, me të cilin qëndroi në një lidhje për rreth nëntë muaj, reagoi me maturi dhe e përballoi presionin publik më mirë nga sa priste. “Ai ishte një djalë i shkëlqyer.
Më thoshte gjithmonë: ‘Mos u shqetëso, gjithçka është nën kontroll, gjithçka është mirë’. Por të vihesh në një pozitë të tillë duhet të ketë qenë e tmerrshme,” tha Kim.
Ndër të tjera, ajo pranoi se prania e Kanye West në jetën e saj ka ndikuar edhe tek partnerët e tjerë të mundshëm. “Kishte raste kur i afrohesha dikujt dhe pastaj mendoja: ‘Prit, nuk dua të merrem me ish-in tënd’. Kjo ishte pengesë reale,” tha ajo me sinqeritet.
Pavarësisht sfidave, Kim Kardashian vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuarat në botë, duke balancuar jetën e saj familjare me karrierën në televizion dhe sipërmarrje.
Të tjera
Dorëheqja që po kërkohet në PDK: Si e gaboi Memli Krasniqi strategjinë me Lladrovcin
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike