Publicistja Kimete Berisha në shkrimin e radhës në facebook ka folur për disa ngjarje të ditëve të fundit. Ajo ka përmendur një rast ka ka takuar Ministrin e Shëndetësisë në një kafene, i shoqëruar nga pesë gra, siҫ shkruan ajo.
Berisha rrëfen edhe bisedën që e dëgjoi mes tyre.
“Në një kafene në Prishtinë, A.V. e kishin rrethuar pesë gra, dhe njëra prej tyre ia kish hapur sytë mavi dhe po i thoshte:
– ‘Shiko, mua më konvenon shumë të punësohem në Prizren, se e kam afër spitalin”, shkruan Berisha.
Ajo në këtë shkrim përmend edhe largimin e dy deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, e që thotë se ishte vetë lideri i kësaj partie, Albin Kurti që i largoi ata.
Berisha tregon se kishte bërë një vizitë në veriun e Mitrovicës dhe thotë se gjendje atje ishte shumë e qetë.
“Kam qenë të dielën në Veri me motrën Fatmire Berisha , diku rreth orës 21:00.
-.Qetë. Dritë. Dyqane shqip.
Mbishkrime shqip.
Vetura 02”, shkruan ajo.
Postimi i plotë i publicistes Kimete Berisha:
Duro shpirti im!
1. Në një kafene në Prishtinë, A.V. e kishin rrethuar pesë gra, dhe njëra prej tyre ia kish hapur sytë mavi dhe po i thoshte:
– ‘Shiko, mua më konvenon shumë të punësohem në Prizren, se e kam afër spitalin’.
– Nuk deshta ta dëgjoj se isha duke ecur pranë tyre, por ajo gojëmadhe fliste me zë të lartë, derisa ministri e dëgjonte ëndrrën e saj si të ishte e vetja.
– Nuk e di a ia realizon ministri ëndrrën asaj gruaje që e dinte çfarë donte, por e di se krejt takimet zyrtare është dashur të mbahen nën rrezet e diellit.
– Do të mund ta fotografoja, por nuk është stili im, e urrej spiunazhin dhe jam për realizimin e ëndrrave të bukura njerëzore.
– Se edhe vet do të doja ta kisha zyren me pamje kah mali e jo siç e kam kah Toma.
– Mua më intereson ana letrare e problemeve.
A po kupton!
2. S’di se si i ka zbutur Albin Kurti serbët, por që i ka zbutur – i ka zbutur, me lejen a pa lejen e Vuçiqit, ani çka që qëllimi i arsyeton mjetet….!
– Sigurisht që tingëllon çuditshëm, e di, por ose Vuçiqi ose Zoti ‘po i ndihmon’ Albin Kurtit t’i fitojë zgjedhjet, se ia kanë falur heshtjen e serbëve.
– Kam qenë të dielën në Veri me motrën Fatmire Berisha, diku rreth orës 21:00.
– Qetë. Dritë. Dyqane shqip.
Mbishkrime shqip.
Vetura 02.
– Në rrugën e fundit të qytetit, e shikova ballkonin e shtëpisë së fëmijërisë…
Kurrë s’mu hoq meraku…
– Një llampë e madhe e ndriçonte dhomën e vogël dhe kujtimet e mia të bukura…
deshta të qaj por m’u desht të ndalem, pasi që m’u afrua një qen e frika ia mori anën mallëngjimit.
– Se, veç kujtimet e bukura më bëjnë të vuaj.
Kujtimet e mia të dhimbshme (si ato të luftës për shembull) më duket se e kanë hëngër vetveten, si trupi kur agjëron tre ditë, që fillon ta hajë vetveten për të mbetur gjallë…
dhe në vend se të vdes – përtërihet nga uria dhe nga vuajtja.
3. Për të mbetur gjallë Partia, Edi Rama ka kërkuar ‘gjak të ri’.
E ka vjedhur idenë ‘me gjak’ të presidentit amerikan Thomas Jefferson, i cili mendonte se pema e lirisë duhet të përtrihet herë pas here me gjak të ri.
– Sa herë që dikush lyp gjak të ri, duket vampir.
– Ti lyp tjetër çka, lyp mend, mund të thuash duhet ‘mendje e re’, e jo gjak…!
4. Diçka të re, të përsosur, ka kërkuar edhe Lumir Abdixhiku.
Lumiri, në një reklamë të lumturisë, tha se ‘banesa e krijon familjen’.
– Pronarët e banesave që e kishin rrethuar dhe po e dëgjonin Lumirin duke folur për shtetin e tij ‘Utopik’, ku banesa e krijon familjen e jo si deri tash që familja e ka blerë banesën.
– E Ibrahim Rugova edhe ‘shtetin’ e ka pas krijuar pa pasur shtëpi të veten (ka jetuar në shtëpi të falur).
– Të gjithë të pranishmit, pesë sa ishin gjithsej, e miratuan idenë e Lumirit për një shoqëri inekzistente, ku banesa e krijon familjen.
– I vetmi sukses i Lumirit deri tani ishte ai rasti kur e thirri në podcast Grida Dumën e nuk e la të fliste, për ta bindur se është djalosh i mençur, dhe e bindi.
5. Më shumë ka asi që nuk duan të votojnë. Për herë të parë, ç’prej se mbahen zgjedhje, askush nuk është atraktiv.
– Të gjithë janë harxhuar.
Ne i zgjidhnim për të na udhëhequr e ata i udhëhiqte lakmia…
– Dhe kështu, hajn pas hajni…s’mbet kush pa na vjedhur.
– Pse?
Sepse grabitja është mentaliteti i shqiptarëve.
– Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me politikanët më të pasur.
6. E tash, Liburn Aliu po thotë se kryeministri Kurti ka bërë ‘premtim të gabuar’ për autoudhën e Gjilanit, por s’ekziston shprehja ‘premtim i gabuar’, por thuhet ‘premtim i rrejshëm’
….e Liburni nuk ka premtuar, por ia ka ndërtuar vetes dy shtëpi në lagjen më luksoze.
7. Me serbët ka bërë alkimi, i ka zbutur, por neve nuk mundet, sepse neve na ka djegur.
– Qeveria Kurti nuk i kanë vjedhur tatimet e serbëve, por të shqiptarëve.
Neve nuk na e vodhi buxhetin Serbia, por ‘qeveria e shpresës’.
– E tash që s’shpresojmë më, dhe që s’ka më ‘shpresë’ për të vjedhur, çka tash!
– Ka patriotizëm.
E çka të bëjmë me patriotizëm!
Neve s’na duhet kryeministri patriot, se patriotë jemi vetë.
-Neve na duhet….e dini ju çka.
8. Albin Kurti në asnjë çast të qeverisjes së tij nuk ka folur për paqe.
– Ka provokuar luftë së bashku me Presidenten Osmani, sepse e kanë ditur se lufta nuk varet prej këtyre qurrave.
– Dhe për rival e kanë zgjedhur Putinin. Albin Kurti i ka lakmuar dhe u ka duartrokitur luftërave kudo që kanë ndodhur dhe po ndodhin nëpër botë.
– Ka anuar kah viktimat, jam me këto viktima kundër atyre viktimave, asnjëherë goja e tij nuk e ka thënë një fjalë për paqe mes njerëzve.
– Nuk i ka hije.
Sepse, nuk është me rëndësi përkatësia etnike apo bindja fetare e një fëmiu në Lindjen e Mesme, i cili ishte hedhur mbi trupin e babait të tij të vrarë dhe i shkulte flokët e tij me rrënjë e qante e vajtonte – ‘Babai im është çdo gjë që kisha’.
– Askush nuk i thoshte: qetësohu se na ke neve.
Sepse, kurrë nuk e ke askënd.
– Je vetëm kur vuan, prandaj quhet vuajtje.
9. Dy deputetë u larguan nga Albin Kurti, për bindje fetare, por në të vërtetë ata u përzënë nga Albin Kurti, i cili i trajton ‘kundërshtarët’ me ‘silent treatment’ dhe ua bën punën të kujtojnë se ata u larguan vet.
– Partitë politike që e shfrytëzojnë Zotin për pushtet politk asnjëherë s’kanë pasur as s’do të kenë të ardhme në Kosovë.
10. E që kanë shije, kanë, se nga unë asnjëherë nuk kanë hequr dorë.
Qe, sot e mora një ofertë…
– Që do të thotë ka shpresë, se kritikat e mia për qeverinë e Albin Kurtit u pranuan nga Albin Kurti.
11…se nuk është e vërtetë që isha e trishtuar në atë çast kur e çela xhamin e veturës dhe pikërisht në atë çast, këngëtarja në radio KFOR-in shqip me sa zë që kishte, si shtrigë që i ishte zatetur shpirti në fyt bërtiste ‘Duro shpirti im’.
– Një djalë e ktheu kokën e më shikoi, u duk që i erdhi keq për mua sepse dukej sikur kënga (që nuk e kam zgjedhur) e pasqyronte gjendjen time shpirtërore.
– Më erdh inat. Se nuk jam unë ajo që
i them shpirtit tim ‘Duro’, thuajse shpirti im është prona ime, dhe unë i nënshtrohem urdhërave të mendjes sime.
– Hiç mos duro…shpirt.
– U ktheva kah radio KFOR-i serbisht, ku boshnjaku Dino Merlin bashkë me një serb këndonin strofën e dytë të këngës ‘Ljubav se ne piše tako
Oko za oko, zub za zub’.
12. Nëpër çarshi janë shtuar gratë me look-un e Dejona Mihailit.
Apo mua prej tutës po më përfytyrohet!
13. Derisa po mendoja për Ty, një djalë
i tha një tjetri: Shih kjo, kjo po ekzistojka.
– I buzëqesha, u ‘gëzua’!
– Ende ka dilema për ekzistencën time!
P.S. A po vërehem që veç Bedri Hamzën s’e paskam përmend?



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar