Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet që po ndodhin në rendin ndërkombëtar, të nxitura nga Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia.
“Shikoni samitin e fundit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) – këto shtete po kërkojnë të rivendosin një rend botëror ku pushteti dhe forca përcaktojnë gjithçka”, u shpreh Kallas në një intervistë për median gjermane RND.
“Nëse marrim vendime më shpejt dhe veprojmë së bashku, mund të mbrojmë interesat tona”, tha ajo.
Samiti i SCO-së, i mbajtur më 31 gusht – 1 shtator në Tianjin, Kinë, mblodhi mbi 20 vende pjesëmarrëse dhe përfaqësues nga 10 organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe presidentin rus Vladimir Putin.
Në përfundim të samitit, u nënshkruan 15 marrëveshje bashkëpunimi, duke sinjalizuar forcimin e një blloku që sfidon rendin liberal perëndimor.
Ajo theksoi se Bashkimi Evropian duhet të veprojë me shpejtësi dhe unitet, për të ruajtur rolin e tij si një aktor i besueshëm gjeopolitik.
Të tjera
Adnan Rrustemi ironizon kritikat për marrëdhëniet me SHBA: “A ka ndonjë vullnetar?”
Pezullimi i dialogut nga SHBA/ Bytyçi del në mbrojtje të Kurtit – jep mesazhin e fortë
Përkushtimi ynë tregon se sa shumë e duam vendlindjen