Kishim motivin para ndeshjes, por në lojë “humbëm kryet” – Ekonomia Online

Kishim motivin para ndeshjes, por në lojë “humbëm kryet”

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka kërkuar falje pas humbjes 4:0 nga Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës.

“Nuk funksionoi, fatkeqësisht, e kalojshin lehtë presingun”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes për Klan Kosovën.

“Nuk kemi qenë në rastet ku nevojitet me e fitu topin e dytë.

“Me gabimet trashanike që kemi ba, kemi marrë katër gola në pjesën e parë”.

“Duke e ditur që pas tri dite kemi një kundërshtar më të vështirë se Zvicra”.

“Tash mbaroi kjo lojë, prapa s’mund të kthehemi.

“Duhet me e kthy motivimin apet. Na pret një ndeshje më e vështirë se kjo në ‘Fadil Vokrri’”

Muriqi tha se ata kishin motivin para ndeshjes por gjatë ndeshjes gjërat mund të ndryshojnë.

“Kemi qenë të motivum gjithë, por kur nganjëherë mrena fushës nuk funksionon, hyn nëpër mendime, brenda thonjëzave, ‘e humb kryet’”.

“Unë si kapiten i dytë i ekipit, u kërkoj falje tifozëve dhe shtetit tonë, dhe pastaj pres moral dhe motivim në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Suedisë që momentalisht na duhet më shumë se teknika dhe taktika”, përfundoi Muriqi.