“Kjo bile s’po prek burra të martuar”, Santiana Maloku i kundërpërgjigjet ashpër komentueses

Santiana Maloku, ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, është përballur sërish me komente ofenduese në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë publik një mesazh që i kishte ardhur nga një vajzë, duke shprehur hapur indinjatën e saj.

Këto reagime ndaj saj lidhen me incidentin e shumëdiskutuar brenda shtëpisë së BBVK2, atë të prekjes me ish-banorin Buci, temë që vazhdon të rikthehet nga komentues të ndryshëm.

 Santiana Maloku/InstaStory

Santiana tregon se vazhdimisht merr mesazhe me të njëjtin akuzim: “ke prekur burra të martuar ndërsa vetë ke qenë në një lidhje”, dhe sipas saj, mesazhet vijnë kryesisht nga vajza, të cilat i quan “të poshtra”.

Në InstaStory, ajo publikoi një screenshot të një prej këtyre mesazheve, ku përdoruesja e ofendon duke e quajtur “jomorale” dhe i rikujton situatën e “prekjes” brenda shtëpisë, duke shtuar “të paktën banorja e këtij edicioni nuk po prek burra të martuar”.

 Santiana Maloku/InstaStory

E irrituar nga qasja e ndjekëses, Santiana vendosi t’i kthejë përgjigje publikisht me tone të forta.

Ajo shkruan: “Ja njerëz, çfarë mesazhesh më vijnë prej femrave sa të hap sytë me mëngjes! Nuk e di a e dini që ma keni lodhur prapanicën me atë ‘prekjen’ dhe me atë ‘ke qenë në lidhje’.

U bëtë ju moralistet e pshu***! Pse nuk doli asnjë tjetër t’i thoshte këto gjëra në sy, por gjithçka po bëhet vetëm nëpër internet? Femra të poshtra”, ka përfunduar Santi në reagimin e saj.