Gjykata e Qarkut e Splitit u ka vendosur nga një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij, serbe nga Kosova të cilët akuzohen për spiunazh.
Ana Murganiq është emri i serbes nga Kosova e cila jepte informacione tek autoritetet serbe për situatën në veri, lëvizjet e KFOR-it dhe lëvizjet e serbëve në veri.
Dyshohet se Ana ka informuar vazhdimisht zyrtarët e Listës Serbe për zhvillimet brenda organizatave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një burim të rëndësishëm informativ për Beogradin.
Çifti u arrestua fillimisht muajin e kaluar në një nga ishujt e arkipelagut të Splitit, ndërsa një analizë e mëvonshme e pajisjeve të tyre telefonike zbuloi se Murganiq kishte marrë informacione konfidenciale nga piloti, gjatë kohës që ky i fundit ishte i angazhuar në Kosovë si pjesë e kontingjentit kroat.
Të tjera
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit