Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Gruaja që gjetur pa shenja jete është; Resmije Jashari.
“Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç është pa shenja jete”, deklaroi Borovci.
“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim të plotë dhe me kujdes të shtuar po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje,” shtoi Borovci.
Të tjera
Faton Klinaku sot para gjykatës, akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit Kurti
Jam shumë i zhgënjyer me Putinin
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit