Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit myslimanë.
Ai përcolli urimet më të përzemërta, duke shtuar se Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe falënderimi, një kohë për të forcuar lidhjet me njëri-tjetrin dhe për të thelluar ndjenjën e bashkësisë e respektit mes njerëzve, transmeton KosovaPost.
“Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, më lejoni që t`ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë, që simbolizon përkushtimin shpirtëror, sakrificën, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta njerëzore”.
“Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe falënderimi, një kohë për të forcuar lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe për të thelluar ndjenjën e bashkësisë e respektit mes nesh. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja”, është shprehur Jashari.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë