Rey Manaj feston duke e bërë shqiponjën me duar pas super-golit ndaj Serbisë. Foto: AP
Të shtunën mbrëma, Shqipëria arriti fitore historike ndaj Serbisë në Leskovc.
Të vetmin gol në këtë ndeshje e arriti sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, i cili shpërtheu në festë duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.
Për këtë gjest, ai madje u ndëshkua me karton të verdhë.
E tani që kanë rënë pak emocionet nga ajo ndeshje, është vetë Manaj ai që tregoi se kujt ia kushton këtë fitore.
Në “Story” të Instagramit, ai ka publikuar një video ku shihet momenti kur shënon gol në minutën 46, kurse më pas videoja vazhdon me fëmijë e gra nga Kosova duke ikur nga shtëpitë e tyre gjatë luftës në Kosovë.
“Kjo fitore është për ta”, shkruan Manaj mbi video.
Goli i Manajt u festua gjithandej ku ka shqiptarë, në mbarë botën.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit