Bogujevci paralajmëron padi: Kjo shkon përtej meje, është su*lm ndaj të kaluarës sonë dhe vik*timave

Kjo shkon përtej meje, është su*lm ndaj të kaluarës sonë dhe vik*timave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se sulmet publike nuk kanë të bëjnë vetëm me të, por me gjithë të kaluarën e dhimbshme të vendit dhe viktimat e luftës.

Në përballje me analistë, Bogujevci ka thënë se kjo nuk është hera e parë që një grup i caktuar individësh sulmon figura simbolike të Kosovës, përfshirë edhe familjen Jashari.

“Fatkeqësisht, grupet e njëjta e kanë sulmuar familjen Jashari shumë kohë më parë. Nëse e kujtojmë aferën ‘Pronto’, kanë dalë incizimet se çfarë është folur për familjen Jashari. Pra, as ata nuk janë kursyer,” ka deklaruar ajo.

Bogujevci ka theksuar se nuk do të qëndrojë e heshtur përballë këtyre sulmeve dhe po shqyrton të gjitha mënyrat e mundshme ligjore, përfshirë edhe ngritjen e padive.

“Ajo që është me rëndësi për mua është sa do të jemi të heshtur përballë një grupi njerëzish, siç janë këta, që vazhdojnë me të njëjtin diskurs. Jam duke e shqyrtuar çdo mundësi – për padi dhe për procese të tjera – sepse kjo shkon përtej meje, nuk ka të bëjë vetëm me mua. Kjo është sulm ndaj të kaluarës sonë dhe ndaj viktimave,” ka thënë ajo.

Ajo ka reaguar ndaj një deklarate të cituar nga kritikët, që ka të bëjë me familjen e saj, duke thënë:

“Imagjinoni, thonë: ‘Familja Bogujevci nuk ka bërë asgjë, ata nuk kanë luftuar, ata vetëm i kanë vrarë.’ Imagjino si ndihen familjet e tjera që kanë pasur fatin e njëjtë.”

Deputetja ka përmendur gjithashtu se sulmet e fundit janë të motivuara nga qëndrimet e saj të guximshme në çështje të caktuara dhe vijnë nga individë që mobilizohen për të sulmuar në formën më të ulët të mundshme, sapo ndihen të sfiduar.

“Imagjino çdo gjë që kanë përdorë këto ditë që të gjitha kanë qenë publike më shumë se një dekadë, si çështja e ekspozitës, çështja e reparacioneve, e çështja tjetër,” ka thënë ajo./rtk