Gashi: Ka ardhur koha për bashkëpunim, jo për ndarje e refuzime

Klasa politike duhet të gjejë zgjidhje, LDK e bëri këtë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se është kaluar kohë përtej të arsyeshmes, e klasa politike, sipas tij, në Kosovë duhet të gjejë zgjidhje.

“LDK e ka ofruar një zgjidhje, nëse është e papranueshme për partinë që ka dalë e para, atëherë le t’i bëjë veprimet e duhura sepse e ka obligim me të drejtën që ka fituar. Ka dalë partia e parë kanë lind edhe obligimet që të themelojnë institucionet. Kur lind një e drejtë, lind edhe një detyrim me automatizëm. E ka të drejtën absolute për të propozuar kryetaren apo kryetarin, por edhe detyrimin që të bëjë shumicën”, tha ai.

Gashi komentoi edhe takimin e një dite më parë në mes të kryenegociatrëve nga Kosova e Serbia në Bruksel. Ai tha se nuk ka legjitimitet.

“Nuk kanë legjitimitet demokratik, nuk kanë autorizim nga Kuvendi dhe nuk mund të ndërmarrin këto veprime”, deklaroi Gashi.