Një qytetare ka raportuar në polici se ka rënë viktimë e një mashtrimi përmes mesazhit telefonik, përmes të cilit i janë tërhequr para nga kartela e saj bankare dhe nga kartela e kompanisë së saj.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesja ka pranuar një mesazh në telefonin e saj, ku i kërkohej të përditësonte të dhënat bankare, me paralajmërimin se në të kundërtën nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj.
“Pas klikimit në linkun e dërguar dhe përditësimit të të dhënave, brenda pak minutash ajo është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë tërhequr para në euro, ndërsa nga kartela e firmës janë tërhequr shuma në vlerë prej mijëra eurosh” njofton policia.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.



Të tjera
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë
Simptomat që tregojnë se mund të jeni duke vuajtur nga ankthi
Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës