Klodian Duro nuk është më trajner i Lirisë – Ekonomia Online

Klodian Duro nuk është më trajner i Lirisë

Liria e Prizrenit ka njoftuar se ka ndëprerë bashkëpunimin me trajnerin Klodian Duro.

Arsyeja e largimit të Duros ka qenë për arsye personale të trajnerit 47 vjeçar. Liria në Ligën e Parë ndodhet në vendin e 10-të me 12 pikë të grumbulluara pas 8 xhirove të zhvilluara

Njoftimi i plotë i klubit:

Njoftim zyrtar Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.

FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.

Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës.