Koci e përsërit kërkesën për të marrë pjesë në seancë të Kuvendit si qytetar, pas konstatimit të Bashës se është “konstituuar”

Avokati Arianit Koci ka thënë se më 19 qershor ka kërkuar që të marrë pjesë në seancën e kuvendit dhe përgjigja nga ky institucion ishte që qytetarët lejohen në seanca vetëm pas konstituimit të kuvendit.

Ai ka thënë se pasi nga Basha është konsideruar që kuvendi është konstituar e ka përsëritur kërkesën e tij, për cka është në pritje.

“Më 19 qershor kam kërkuar të marr pjesë në seancën e Kuvendit. Përgjigjja e panëshkruar dhe nga personi anonim – nga Drejtoria e Kuvendit të Kosovës për Marrëdhënie me Media dhe Publik – ishte se qytetarët lejohen të marrin pjesë, vetëm pas konsituimit të Kuvendit. Pasi sipas kryetarit Dimal Basha Kuvendi është krijuar, përsërita kërkesën time. Po e pres përgjigjën që të marr pjesë në seancën e rradhës. Këtë herë, nuk ka hapësirë për arsyetime. Kuvendi është i popullit. Një përgjigje nga zyrtari anonim i Kuvendit, nuk mjafton për ta mbajtur qytetarin jashtë”