Avokati, Arianit Koci i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit, është nisur për në Serbi me synimin e vetëm për të tërheq trupin e të ndjerit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati, Arianit Koci i cili po ashtu tha se edhe pse do të vazhdojë tutje në realizimin e misionit të tij “ka tendenca që të zvarritet kthimi i kufomës”.
“Posa hyra në Serbi. Tash po vazhdoj tutje me aktivitete në realizimin e misionit tim. Për momentin nuk mund të ndaj më shumë informata me mediat dhe publikun. Sidoqoftë, ka tendeca me u zvarritë kthimi i kufomës”, ka thënë Koci.
Ndryshe, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi.
Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.
Të tjera
Dyshohet për një person të vrarë pranë burgut të Mitrovicës së Veriut
Policia parandalon kontrabandën me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
Naim ef. Tërnava takim lamtumirës me zyrtarin e ambasadës turke në Kosovë