Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito – serbe

Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito

Policia franceze dyshon se personat që lanë koka derri para disa xhamive në Paris në mbrëmjen e 8 shtatorit po vepronin me urdhër të një shërbimi të inteligjencës së huaj, me shumë mundësi izraelito – serbe. Para nëntë xhamive në qendër të Parisit dhe rrethinat e saj, është gjetur nga një trup ose kokë derri. Incidenti shkaktoi zemërim në të gjithë Francën, transmeton Kosova Post.

Hetimi shpejt tregoi të dhëna të pazakonta – dy të dyshuarit po drejtonin një makinë me targa serbe, përdorën një numër telefoni kroat dhe disa orë pas incidentit kaluan kufirin me Belgjikën.

Ky veprim ka ngjashmëri të habitshme me një sërë provokimesh të mëparshme, siç është pikturimi i Yjeve të Davidit në muret e Parisit në tetor të vitit 2023, ose gjurmët e kuqe të duarve në Memorialin e Holokaustit në maj të vitit 2024. Në rastin e parë, të dhënat çuan në Moldavi, ndërsa gjyqi për rastin e dytë, në të cilin morën pjesë katër shtetas bullgarë, do të fillojë në tetor. Prokurori për çështjen e dytë deklaroi se gjithçka tregon në “një përpjekje për të destabilizuar Francën të organizuar nga shërbimi i inteligjencës izraelit”.

Agjencitë franceze të sigurisë më parë i kanë etiketuar Rusinë dhe Iranin si vende që përdorin “mashtrime të ndyra” për të përçarë shoqërinë franceze. Gjatë hetimit më të fundit, policisë i është drejtuar një fermer nga Normandia, një rajon në veri të Francës, i cili deklaroi se u i kishte shitur “rreth dhjetë” koka derri dy burrave që erdhën me një makinë me targa serbe. E njëjta makinë u pa më vonë më 8 shtator në pamjet e kamerave të sigurisë në pjesën lindore të Parisit, si dhe pranë disa xhamive.

Duke monitoruar sinjalin nga telefoni kroat, u vërtetua se të dyshuarit u larguan nga Franca herët në mëngjes më 9 shtator dhe hynë në Belgjikë. Televizioni BFMTV siguroi një video ku shihej një burrë me një bluzë të bardhë, me një kapelë dhe një maskë kirurgjikale, duke lënë një kokë derri përpara një xhamie në periferi të Malakof. Ai fotografoi gjithçka para se të largohej. Një skenë e ngjashme u regjistrua para xhamie në Montreuil, një tjetër periferi pariziene. Në incidentin e mëparshëm të Yllit të Davidit, autorët gjithashtu fotografuan “punën” e tyre, gjë që interpretohet si një mënyrë për të vërtetuar se ata e përfunduan detyrën për të cilën u paguan, por edhe si material për një fushatë të mundshme në rrjetet sociale.

Dy incidente të tjera gjatë vitit të kaluar kanë tërhequr vëmendjen e hetuesve. Në qershor 2024, në muret e Parisit u shfaqën vizatime shabllonë të arkivoleve, disa edhe me krahë, së bashku me mesazhe: „Ndaloni vrasjet tani“ dhe „Mirage (aeroplanë ushtarakë) për Ukrainën“. Përafërsisht në të njëjtën kohë, pesë arkivole të vërteta, të mbuluara me flamuj francezë, u lanë përpara Kullës Eiffel, me mbishkrimin: “Francezë të vrarë në Ukrainë”. Në të dyja rastet, policia identifikoi të dyshuarit me origjinë moldave, shkruan Kosova Post.

Në raportin e shërbimit të inteligjencës, i cili është në dokumentet e prokurorisë në rastin “duart e zeza”, shkruhet se shërbimet serbe po udhëheqin një fushatë “përhapjes së dezinformimit, përçarjes së opinionit publik francez dhe nxitjes së tensioneve të brendshme”. Kjo, shtojnë ata, kryhet “duke përdorur ndërmjetës”, njerëz që nuk punojnë drejtpërdrejt për shërbimet serbe, por herë pas here kryejnë detyra për të cilat paguhen nga dikush tjetër, kryesisht “nga Izraeli”.

Agjencia franceze e inteligjencës Viginum, e cila monitoron ngjarjet në rrjetet sociale, njoftoi se ka prova për një numër të madh llogarish të lidhura me Izraelin dhe Serbinë që përhapin përmbajtje rreth rastit “duart e zeza”, duke përfshirë mijëra llogari të rreme në rrjetin X.