Linja e transportit urban 3A në Prishtinë ka njoftuar sot pezullimin e përkohshëm të qarkullimit të autobusëve, për shkak të krizës së rënduar financiare që ka goditur kompaninë dhe mungesës së pagesave nga Komuna e Prishtinës.
Sipas njoftimit, kompania Qendra sh.p.k, e cila menaxhon linjën 3A (Kodra e Trimave – Muharrem Fejza – Matiqan – Zllatar), prej 7 muajsh nuk ka marrë pagesat për shërbimet e ofruara, duke e çuar operatorin drejt pragut të kolapsit.
“Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart detyrime të mëdha ndaj furnizuesve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale,” thuhet në deklaratë.
Operatori paralajmëron se vazhdimi i kësaj situate mund të ndikojë rëndë në transportin publik të kryeqytetit.
“Ndalja e transportit publik do ta paralizojë të gjithë qytetin dhe do të krijojë pasoja të rënda për mijëra qytetarë që varen nga ky shërbim,” thekson kompania, duke i bërë thirrje Komunës së Prishtinës, Qeverisë dhe Ministrisë së Financave të ndërhyjnë urgjentisht.
Kompania premton të informojë qytetarët për çdo ndryshim të situatës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.



Të tjera
10 gjëra që nuk duhet t’i bëni në Facebook
Hera e fundit që do t’i adresoj masat ndëshkuese të BE-së, duhet të hiqen plotësisht
Gratë e moshuara më të rrezikuara nga sëmundja Lyme