Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc”, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut.
Dy prej të akuzuarve janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.
Sipas aktakuzës, vëllezërit Viçentijeviq, së bashku me persona të tjerë ende të panjohur, dyshohet se kanë vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT në brendësi të kanalit të “Ibër Lepencit”, duke e aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni.
Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se Jovan Viçentijeviq ka vepruar si kolonel i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara për aktivitetet kundërligjore në Kosovë.
Një person i tretë, me inicialet I.D, është po ashtu i akuzuar për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Prokuroria Speciale thekson se sulmi ndaj kanalit “Ibër Lepenc” ka pasur pasoja të rënda në furnizimin me ujë, energji dhe infrastrukturën jetike të vendit, ndërsa hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë vazhdojnë.



Të tjera
Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet në rrugën e reformave
LDK garanton stabilitet dhe ecje euroatlantike
Për dhëmbë të shëndetshëm konsumoni djathë