Komanda ajrore e NATO-s thotë se avionë luftarakë gjermanë u ngritën në ajër nga Rumania

Komanda ajrore e NATO-s thotë se avionë luftarakë gjermanë u ngritën në ajër nga Rumania

Dy avionë luftarakë gjermanë “Eurofighter” janë ngritur në ajër si pjesë e policisë ajrore të NATO-s, thotë komanda ajrore e aleancës ushtarake.

Kjo shënon vendosjen e parë për detashmentin gjerman, i cili u nis nga baza ajrore “Mihail Kogalniceanu” në Rumani.

Komanda ajrore e NATO-s nuk dha më shumë detaje mbi misionin sot.

Avionët luftarakë polakë u ngritën në ajër herët këtë mëngjes për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë.

Lituania gjithashtu ka vendosur sot një zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit të saj me Bjellorusinë deri më 1 tetor në përgjigje të dronëve që hyjnë nga atje, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.