Komandanti i FSK-së pret në takim komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë

Komandanti i FSK-së pret në takim komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur me ceremoni ushtarake komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneral Metin Tokel, transmeton KosovaPost.

Siç njofton FSK-ja, Jashari fillimisht e uroi Tokelin për emërimin e tij në pozitën komandantit të Forcave Tokësore dhe gjithashtu e falënderoi për vizitën në Kosovë.

Gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin të cilin e konsideruan të shkëlqyeshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, me theks të veçantë trajnimet dhe aktivitetet të cilat kanë pasur një rol të veçantë në zhvillimin dhe ngritjen e FSK-së, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në funksion të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Tokel, nga ana e tij, rikonfirmoi përkushtimin e tij dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar lartë zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.

Në përfundim, të dy gjeneralët u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, me fokus në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të avancimit të ndërveprueshmërisë midis forcave të dy vendeve.