Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij, përcjell KosovaPost.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Garda Kombëtare së SHBA-së, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s. Gjatë takimit u vlerësua lartë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe avancimin e ndërveprueshmërisë që FSK ka krijuar me partnerët e saj. Gjithashtu, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.
Gjatë takimit, palët u pajtuan se Programi i Partneritetit të Përbashkët (SPP) ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është një shembull i suksesit dhe arritjeve të përbashkëta në aktivitete të ndryshme.
Në fund të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë së forcave tona, njëherit u theksua nevoja e mbështetjes së SHBA në përmbushjen e synimit tonë strategjik, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.



Të tjera
“Çdo femër që punon, lekët duhet me ia dhënë burrit”, thotë Kreshniku i Dafinës!
Si t’i largoni qimet e fytyrës në kushte shtëpiake
13 shenja se je më e mençur se moshatarët e tu