Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, dhe Shefin e Mbrojtjes, gjeneralmajor Sashko Lafchiski, në Shkup, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit nga KFOR-i, gjatë takimit, palët diskutuan mbi rolin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të KFOR-it në mbështetje të sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.
“Gjeneralmajor Ulutash theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe vlerësoi profesionalizmin e personelit të Maqedonisë së Veriut që shërben në kuadër të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim .



Të tjera
Një 25-vjeçare nga Kosova gjendet e vd*ekur në Tetovë
Më 9 nëntor në Pejë do të ndodhë kthesa historike
BDI nuk reformohet, e kanë humbur edhe shpresën për rikthim!