Komandanti i ri i KFOR-it ka mbërritur në Kosovë.
Enrico Barduani nga 11 tetori do ta pasojë Ozakn Ulutash, i cili udhëhoqi misionin paqeruajtës në Kosovë për 1 vit.
Ardhjen e tij e ka konfirmuar Ambasada e Italisë në Kosovë, e cila njoftoi përmes platformës X se ambasadori De Riu e ka mirëpritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Majorin Enrico Barduani, i cili zyrtarisht e merr udhëheqjen më 11 tetor.
“Kjo shënon herën e 14-të të Italisë në udhëheqje të misionit të NATO-s në Kosovë, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, tha Ambasada në X.



Të tjera
Diplomacia në krizë: Muçiqi reagim të ashpër pas skandalit Lajçak–Epstein
Iu përmend emri në dosjen Epstein – A do t’i publikojë Behgjet Pacolli të gjitha faktet?
Pas rinumërimit Dramatik – Fikrim Damka humb mandatin, Pula: Duhet të intervistohet!