Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Dardanët do të ballafaqohen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve, transmeton Klankosova.tv.
Përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion pothuajse të gjithë ekipin, me përjashtim të Ismet Lushakut, Lumbardh Dellovës, Florent Hadërgjonajt dhe Leart Paqaradës, të cilët kanë punuar në mënyrë individuale në hotel për arsye rikuperimi.
Kosova synon që me këto miqësore të përgatitet sa më mirë për ciklin kualifikues të Botërorit, që do të fillojë në muajin shtator.
Kujtojmë që Dardanët janë pjesë e Grupit B dhe do të zhvillojë ndeshje në sistemin vajtje-ardhje kundër Suedisë, Zvicrës dhe Sllovenisë.
.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)



Të tjera
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes