Konfliktet në mes të familjarëve në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale.
Problemet për të cilat nuk arrijnë të merren vesh i shtyjnë ata t’i qërojnë vet hesapet, duke u futur kështu në sherr edhe në Polici.
Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Komoran, ku dy familjarë janë kapur mes vete, pas debateve të shumta.
Një 28-vjeçar e ka rrahur fizikisht xhaxhain e tij, pasi ky i fundit i kishte dalë në rrugë dhe kishte tentuar që ta godas.
Për pasojë, viktima 69-vjeçar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari u arrestua nga Policia.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova