Drejtoria e Inspekcionit të Mitrovicës së Jugut ka nisur aksionin për largimin e shitësve ilegalë që ushtronin veprimtari tregtare në rrugë dhe trotuare përgjatë zonës së tregut.
Kjo është bërë e ditur nga komuna, ku kanë thënë se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë dhe KRM “Uniteti.
“Aksioni po zhvillohet nga Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë dhe KRM “Uniteti”, me qëllim vendosjen e tregtarëve në hapësirat e dedikuara për tregti. Qëllimi i këtij aksioni është lirimi i hapësirave publike për këmbësorë, mundësimi i qarkullimit normal të veturave dhe garantimi i sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.
Komuna ka paralajmëruar që aksione të tilla do të ketë edhe në ditët e ardhshme.



Të tjera
Karota dhe vetitë kuruese të saj
Tr@gjedia në Klinë/ Vd*es personi që u pl@gos me ar*më
Siguruam harmonizim për hapat përpara në dialogun Kosovë-Serbi