Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka njoftuar se Komuna e Mitrovicës ka ndarë 720 euro për 350 studentë bursistë.
Në një postim në Facebook, kryetari ka thënë se përveç komuna që ka rritur mbështetjen mujore të bursistëve, ka rritur edhe numrin e studentëve përfitues.
Ai ka shtuar se rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve të tyre ku siç tha ai, do të vazhdoje edhe në forma të tjera.
“Komuna e Mitrovicës mbështet 350 studentë bursistë me nga 720 euro. Përveç që kemi rritur mbështetjen mujore të bursistëve, gjithashtu kemi rritur edhe numrin e studentëve përfitues.Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera”, thuhet në njoftiim.



Të tjera
Asnjë rast nuk duhet të anashkalohet
Mbappé më i miri në botë, mund t’i arrijë shifrat “e paarritshme” të Ronaldos
Konjufca: Shpresoj që nesër të formohet Qeveria