Komuna e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar së nga sot ka hapur procesin e aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare dhe në biznese.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 26 janar.
“Të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që, brenda afatit të përcaktuar, të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në Komunën e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin komunës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
- Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
- Kopje e letërnjoftimit;
- Numri i anëtarëve të familjes;
- Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
- Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
- Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
- Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.
Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më datën 26 janar 2026, tek Zyra Pritëse, kati i parë.



Të tjera
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sistemit energjetik
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy dëshmorëve
Ja sa duhet të jetë temperatura e dhomës ku flejnë foshnjat