Komuna e Prishtinës ka lidhur brenda një dite dy kontrata publike me kompaninë e një ish-drejtori nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili për disa vite ka ushtruar funksione drejtuese në Komunën e Rahovecit, shkruan Insajderi.
Kontrata e parë ka të bëjë me projektin “Ndërtimi i rrugëve në Bardhosh–Bërnicë”.
Vlera e këtij tenderi është 244,896 euro, ndërsa fitues është shpallur Grupi i Operatorëve Ekonomikë: “EURO CONSTRUCTION NNP” SH.P.K. dhe “DOMID” SH.P.K

Ndërkaq, kontrata e dytë lidhet me tenderin “Ndërtimi i rrugëve në lagjen Taslixhe”, po ashtu i zhvilluar përmes ritenderimit, me vlerë afro 400 mijë euro.
Njoftimi për dhënien e dy tenderëve nga Komuna e Prishtinës është publikuar më 01 janar 2026, ndërsa njëra prej kontratave ka nxitur edhe ankesa.

Ankesa ndaj Komunës së Prishtinës për kontratat që fitoi N.N.P. EURO CONSTRUCION
Një palë e pakënaqur ka paraqitur ankesë ndaj Komunës së Prishtinës për tenderin “Ndërtimi i rrugëve në Bardhosh–Bërnicë.
Kompania ankuese pretendon se kriteret e komunës të vendosura në dosje janë në kundërshtim me ligjin.

Megjithatë, Komuna e Prishtinës ka refuzuar kërkesën për rishqyrtim, duke e cilësuar atë si të pabazuar, dhe ka vazhduar procedurat për dhënien e kontratës kompanisë “N.N.P. EURO CONSTRUCION”.
Kush qëndron prapa “N.N.P. EURO CONSTRUCION”?
Kompania “N.N.P. EURO CONSTRUCION”, është themeluar nga Bislim Morina në vitin 2013.

I njëjti ishte pjesë e partisë që udhëheq Prishtinën.
Bislim Morina në vitin 2014 ishte emëruar Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim Bislim Morina, në Komunën e Rahovecit, nga radhët e LDK-së.
Ai në profilin e tij ka të publikuar fotografi nga aktivitet në këtë parti.





Të tjera
Obeziteti i prindërve rrezikon edhe fëmijët
Pesë fraza që prindërit mund të përdorin për t’u treguar fëmijëve dashuri të pakushtëzuar
Shkaqet dhe mungesa e vitaminës B12, si të kompensohet