Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit ka bërë të ditur se ekipet e saj po vazhdojnë punën për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë territorin e kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, gjendja aktuale konsiderohet kryesisht e qëndrueshme dhe nën kontroll.
Megjithatë, për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së vështirësive të përkohshme në segmente të caktuara rrugore.
Drejtoria thekson se çdo rast po trajtohet në kohë reale nga ekipet në terren.
Po ashtu, është paralajmëruar se në ditët në vijim pritet përkeqësim i kushteve, ndaj institucionet përkatëse janë në gatishmëri të plotë për të ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës.



Të tjera
Mbetet të bëhet përcaktimi i saktë i shkakut
35 mijë persona në Gaza pjesërisht ose plotësisht të shurdhër nga bombardimet izraelite
Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare