Komunikata rreth takimit me Osmanin u lëshua pa miratim, thotë Basha

Komunikata rreth takimit me Osmanin u lëshua pa miratim, thotë Basha

Kuvendi i Kosovës ka përditësuar njoftimin ku bëri të ditur se kryetari Dimal Basha pati një takim konsultativ me presidenten Vjosa Osmani.

Basha, në një konferencë për media tha se stafi i tij, ka bërë një lëshim teknik, derisa komunikata për media, u lëshua pa miratim të tij, transmeton Klanosova.tv.

“Pse fillova me presidenten, ishte për shkak që stafi ka bërë një gabim, dhe ka lëshuar një komunikatë pa miratimin tim. Aty nuk ka pasur diskutim tjetër, përpos njoftimit që e kam bërë. Pra është gabim teknik, që është bërë prej stafit tim. Unë i kam thënë stafit me e leshu një komunikatë ku ka me qenë një takim njoftues, aty ka shku një komunikatë tjetër. Un kërkoj ndjesë,por ky është një lëshim teknik. E vetmja gjë që është diskutuar në takim, është që e kam njoftuar presidenten për vendimet e mia”, thotë ai.

Kryetari i Kuvendit shprehet se komunikata për media u lëshua para se të dilte ai nga takimi me presidenten.

Njoftimi i Kuvendit para se të editohej
Njoftimi i Kuvendit pas editimit

Ndërkaq, rreth takimit sot është deklaruar edhe Presidenca e Kosovës.