“Ne i kemi ofruar alternativat tona, kemi ofruar votim të hapur, kanë refuzuar. Në votimin e fshehtë as që marrin pjesë. Kemi ofruar pako – nënkryetarët bashkë me kryetarin, kanë refuzuar. Kemi ofruar marrëveshje politike, thonë jemi hidhëruar”, ka thënë ai pas dështimit të 22-të të seancës konstituive.
Ai ka thënë se VV i ka dërguar LDK-së letër për bashkëpunim, teksa ka thënë se komunikimet në mënyrë private me disa nga deputetët e kësaj partie ndodhin dhe është legjitime.
“Nëse ka diskutime mes deputetëve kjo është krejt normale. Ne i kemi bërë ofertë komplet partisë për një aleancë, ku kemi mundur të shkojmë përpara për të krijuar qeveri stabile për katër vite, por LDK-ja po thotë nuk mundemi pa PDK-në. Komunikimet mes deputetëve ndodhin gjatë gjithë kohës dhe kjo s’është ilegale”, ka thënë ai.



Të tjera
Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra
Deco ia hap derën e largimit yllit të Barcelonës
Po kërkohet me ngulm nga Barça dhe Liverpooli, Interi ia cakton çmimin Bastonit