Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, ambasadori Hargreaves e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri.
Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Republika e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.



Të tjera
13 shenja se mund të keni kancer të mushkërive
Edhe pak ditë nga hapja e konkursit për ushtarë të FSK-së
Gjermania pajis Policinë e Kosovës me automjete dhe pajisje IT: Forcohet siguria kufitare