Kongresi amerikan mbledhje urgjente sot, shkak buxheti i përkohshëm

Kongresi amerikan mbledhje urgjente sot, shkak buxheti i përkohshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet sot me udhëheqësit kryesorë të partive Republikane dhe Demokrate në Kongres.

 

Takimi vjen si pasojë e mosarritjes së një marrëveshje për buxhetin e përkohshëm që do të mbante funksionale agjencitë federale deri më 21 nëntor.

Muajin e kaluar, Demokratët në senat refuzuan një projektligj të hartuar nga Republikanët, me argumentin se ai nuk përfshin mbështetje për shërbimin shëndetësor, përfshirë rikthimin e fondeve për Medicaid, programe që ishin prekur nga ligji “One Big Beautiful Bill Act” i propozuar më herët nga Trump.

Nga ana tjetër, Republikanët kërkojnë që çështjet e kujdesit shëndetësor të trajtohen veçmas, si pjesë e negociatave për një pako të plotë financiare.

Por gjendja praktike është se pa mbështetjen e Demokratëve, marrëveshja nuk mund të kalojë.

Mos arritja e një marrëveshje  deri të mërkurën në mesnatë, do të bëjë që një pjesë e agjencive qeveritare do të ndalojnë së funksionuari.