Kongresmeni Waltz takohet me ambasadorin serb Gjuriq – flasin për “lidhjet e ngushta” SHBA–Serbi dhe stabilitetin në Ballkan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Në një postim në platformën “X”, Waltz ka bërë të ditur se me Gjuriqin kanë diskutuar për ‘marrëdhëniet e ngushta’ mes SHBA-së dhe Serbisë.

Po ashtu temë ishin çështjet që lidhen me stabilizimin e Ballkanit, mbrojtjen e trashëgimisë historike të krishterë, të ardhmen e misioneve paqeruajtëse dhe sigurinë energjetike.