Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka folur për Gjykatën Speciale në Këshillin e Sigurimit.
Ai ka qenë i ashpër me UNMIK-un, duke theksuar se Specialja nuk është krijim i rezolutës 1244.
“Zgjerim i tepruar i autoritetit raportues të UNMIK-ut. Gjykata Speciale nuk janë krijim nga rezoluta 1244, nuk janë krijuar nga Këshilli, mos nxirrni autoritet aty, dhe ato nuk i përkasin UNMIK-ut. Specialja është krijuar me amendament kushtetues të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Baza ligjore rrjedh nga një letërkëmbim mes Kosovës dhe BE-së. Ato janë produkt i rendit sovran të Kosovës. Dhomat e Specializuara duhet t’i raportojnë Kuvendit të Kosoëvs, ngjashëm prania e EULEX-it bazohet në marrëveshjen mes BE-së dhe Kosovës. Duhet të kuptohet në atë kornizë. Përpjekjet për të paraqitur institucionet e Kosovës si status neutral, apo në kornizën e OKB-së janë të papranueshme”, tha Konjufca.



Të tjera
Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit
Truri i femrës ndryshon gjatë shtatzënisë
Mesazhi i qartë i Londrës në KS: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë duhet të ndëshkohen