Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka zhvilluar takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Petrit Malaj, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e MPJD-së, thuhet se takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dyja vendeve, me fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar.
“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe të qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit, ambasadori shqiptar e ka ftuar Konjufcën të marrë pjesë në Samitin e Diasporës,” që organizohet nga Republika e Shqipërisë çdo vit, dhe ka marrë formën e një platforme që forcon lidhjet me diasporën dhe kontribuon në konsolidimin e veprimit të përbashkët në përmbushje të qëllimeve të përbashkëta kombëtare”.



Të tjera
Arsenali pas sulmuesit që kushton 100 milionë euro
Dështimi për t’u kualifikuar në Botëror, Presidenti Gravina jep dorëheqjen
Cila është diferenca ideale e partnerëve për të pasur një martesë të lumtur?